Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar se cili grup gjaku është më i ndjeshëm ndaj koronavirusit?

Verifikim faktesh

Lana Jovanović
Verifikim faktesh
UNICEF Crna Gora
16 Tetor 2020

Disa media kanë raportuar se shkencëtarët kinezë kanë zbuluar se njerëzit me grupin e gjakut A janë më të ndjeshëm ndaj infeksionit me koronavirus, ndërsa ata me grupin e gjakut 0 ishin më rezistentë ndaj virusit. Këto zbulime, siç raportohet, janë rezultat i një studimi nga një grup shkencëtarësh kinezë të publikuar në uebfaqen MedRxiv.

Ngjashëm me shumicën e informatave në lidhje me këtë virus shumë të rrezikshëm të publikuara në media dhe në rrjetet sociale, të cilat nuk u referohen burimeve të besueshme, kjo ka bërë që shumë të mendojnë nëse ishte i vërtetë apo i rremë.

Hetimi identifikoi disa media që kishin publikuar atë informacion, të tilla si: Kodex, Alo, Informer, Kurir, Telegraf, Mondo, Novosti.rs, Srbija danas, Nezavisne Novine, Espresso.rs, Nationalgeographic.rs.

Për pjesën më të madhe, këto media publikuan fjalë për fjalë të njëjtin informacion, dhe burimi i tyre ishte uebfaqja MedRxiv.

https://www.medrxiv.org/content/about-medrxiv

Në artikuj shkruan se MedRxiv është një shërbim për publikimin e raporteve paraprake shkencore në mjekësi, përpara se të rishikohen nga ekspertët e fushës. Seksioni "Rreth Nesh" i uebfaqes shkruan se hulumtimi i postuar aty nuk duhet të publikohet në media si burim i besueshëm informacioni ose si një udhëzues për stafin mjekësor për punën e tyre të mëtejshme.

Duke kontrolluar postimet në këtë uebfaqe, mësuam se analiza ishte duke u zhvilluar dhe se rezultatet nuk ishin ende përfundimtare. Ekziston ndryshim i madh ndërmjet një procesi që është duke u zhvilluar dhe një tjetri të përfunduar, sepse rezultati i hulumtimit mund të jetë i kundërt, domethënë, shkencëtarët mund të konkludojnë se grupet e gjakut nuk kanë ndonjë ndikim në atë se kush do të jetë më i ndjeshëm ndaj koronavirusit.

Ne gjithashtu përdorëm një deklaratë nga dr. Nela Erakovic nga Instituti i Transfuzionit të Gjakut në Podgoricë, e cila në programin e mëngjesit të TV Vijesti tha se nuk kishte ende informata se cili grup gjaku ishte më i ndjeshëm ndaj virusit.

"Tani për tani, Organizata Botërore e Shëndetësisë është e mendimit se ky virus nuk transmetohet nga gjaku. Ka disa studime mbi këtë temë, para së gjithash, statistikat e pacientëve në Wuhan. Kjo përqindje e pacientëve demonstron se cili grup gjaku përfaqësohet më shumë. Grupi i gjakut A është më i përfaqësuari në popullatën e tyre, dhe për këtë arsye është logjike që shumica e pacientëve kanë atë grup gjaku ... Duke marrë parasysh viruset e mëparshëm dhe lidhjen e tyre me grupet e gjakut, kjo nuk pati ndonjë efekt të konsiderueshëm, kështu që nuk pres që as kjo të ketë ndonjë efekt. Ndoshta pas një viti, kur të kemi vaksinën në dispozicion, ne do të kemi gjithashtu të dhëna se cili grup gjaku ishte prekur më shumë", tha Erakovic.

https://www.youtube.com/watch?v=xLPkKaLk_Hk

Si rezultat i këtij hulumtimi, ne konkludojmë se informacioni në lidhje me ndikimin e grupeve të gjakut në ndjeshmërinë ndaj virusit nuk është i vërtetë, por se hulumtimi është duke vazhduar, dhe se një informacion i tillë, me një qëndrim të rreptë, mund të publikohet vetëm pas vendimit të një shkencëtari, në fund të hulumtimit.

 

Në përpjekje për të kontribuar në parandalimin e përhapjes së dezinformatave për koronavirusin dhe për t'i promovuar burimet e besueshme të informacionit, reporterët e rinj të UNICEF-it kanë vendosur të verifikojnë saktësinë e informacionit të publikuar në rrjete sociale dhe në media, informacion i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut. Gjatë verifikimit të saktësisë së informacionit, ata kanë ndjekur shembullin e Platformës për Shpalosje para Publikut dhe e kanë përdorur pjesërisht metodologjinë e saj e cila është në dispozicion të publikut.