Koronavirusi shkatërrohet brenda pesë minutash në 70°C?

Verifikim faktesh

Emir Drešević
Verifikim faktesh
UNICEF Crna Gora
16 Tetor 2020

Në fund të marsit, portalet online shkruan për ndikimin e temperaturave të larta tek koronavirusi dhe se si vera e ardhshme mund të zbusë ndikimin dhe përhapjen e tij. Kodex.me shkruan se, në një temperaturë prej 4 gradësh Celsius, koronavirusi mund të jetojë për gati dy javë, ndërsa në një temperaturë prej 70°C, ai shkatërrohet brenda pesë minutash.

Ky informacion u publikua gjithashtu nga portalet në vijim: Alo.rs, Nova.rs, Vesti.rs, Kurir.rs, Danas.rs, Informer, Nova.rs, Glossy.espresso.rs, BN TV, Vidiportal.ba dhe shumë të tjera.

Mediat që e publikuan këtë tekst e kanë shkarkuar plotësisht këtë material nga agjencia ruse Tass, e cila e mori këtë informacion nga faqja MedRvix.

https://tass.com/society/1137351

Kjo gjetje ishte raportuar nga një grup shkencëtarësh kinezë nga Hong-Kongu të cilët publikuan hulumtimin e tyre në uebfaqen MedRvix. Ata publikuan një studim paraprak më 30 mars të këtij viti.

https://www.medrxiv.org/content/10.1101/2020.04.02.20051524v1

MedRxiv është një shërbim për publikimin e raporteve paraprake shkencore në mjekësi, përpara se të rishikohen nga ekspertë të fushës përkatëse. Seksioni "Rreth nesh" i faqes thotë se hulumtimi i postuar aty nuk duhet të publikohet në media si burim i besueshëm informacioni, e as si një referencë për personelin mjekësor në punën e tyre të mëtejshme.

Mediat veçse kishin raportuar për hulumtimin e tyre duke e prezantuar atë si zbulim shkencor.

Reporterët e rinj të UNICEF-it shkruan për këtë në tekstin "Shkencëtarët kinezë kanë zbuluar se cili grup gjaku është më i ndjeshëm ndaj koronavirusit" >>>

https://www.unicef.org/montenegro/price/kineski-nau%C4%8Dnici-otkrili-koja-krvna-grupa-je-najpodlo%C5%BEnija-koronavirusu

Nëse lexojmë studimin e publikuar në këtë uebfaqe kineze, shohim se asnjëherë nuk thuhet se koronavirusi shkatërrohet brenda pesë minutash në temperaturë prej 70°C, por që sugjerojnë që një rritje e temperaturës mund të shkaktojë ulje të efektivitetit të koronavirusit, siç ndodhi me SARS.

Le të mendojmë për këtë – nëse është e vërtetë që COVID-19 nuk ka efektivitet në temperatura të larta, atëherë si është e mundur që në vendet e ngrohta si Australia, Arabia Saudite, Libia ... ku temperaturat prej 40°C dhe më lart mund të arrihen lehtë, mijëra njerëz janë infektuar dhe dhjetëra kanë vdekur?

Përveç kësaj, nën kategorinë "Mythbusters", uebfaqja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë:

“Ekspozimi në diell ose temperatura mbi 25°C NUK parandalon sëmundjen e koronavirusit (COVID-19). Mund të infektoheni me COVID-19 pavarësisht nga moti me diell ose i nxehtë. Vendet me temperatura të larta kanë raportuar raste me COVID-19. Për ta mbrojtur veten, sigurohuni që të lani duart shpesh dhe plotësisht dhe të shmangni prekjen e syve, gojës dhe hundës”.

https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/advice-for-public/myth-busters

Për më tepër, ne pyetëm Institutin e Shëndetit Publik të Malit të Zi (IJZ CG) nëse ky informacion është i saktë.

"Sa i përket dëshmive të mbijetesës - dëshmitë janë në dispozicion vetëm nga studimet "in vitro" - domethënë nga eksperimentet që analizuan mbijetesën e virusit në kushte ideale. Në kushte ideale virusi mund të mbijetojë për disa ditë, por numrat e tij bien në mënyrë dramatike në mjedis pas asaj kohe. Nuk mund të sugjerojmë afate kohore të sakta, por dy javë sigurisht nuk janë as afër asaj që është dëshmuar në laborator", u përgjigj Instituti i Shëndetit Publik të Malit të Zi.

Duke pasur parasysh informacionin e mësipërm dhe ekspozimin e institucioneve dhe organizatave përkatëse, informacioni që koronavirusi mund të jetojë për gati dy javë në temperaturë prej 4°C, ndërsa shkatërrohet brenda pesë minutash në temperaturë prej 70°C, është i pasaktë. 

 

Në përpjekje për të kontribuar në parandalimin e përhapjes së dezinformatave për koronavirusin dhe për t'i promovuar burimet e besueshme të informacionit, reporterët e rinj të UNICEF-it kanë vendosur të verifikojnë saktësinë e informacionit të publikuar në rrjete sociale dhe në media, informacion i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut. Gjatë verifikimit të saktësisë së informacionit, ata kanë ndjekur shembullin e Platformës për Shpalosje para Publikut dhe e kanë përdorur pjesërisht metodologjinë e saj e cila është në dispozicion të publikut.