"Gjuetia" për karremat për klikime

Verifikim faktesh

Nastasja Gluščević
Verifikim faktesh
UNICEF Crna Gora
16 Tetor 2020

Kohët e fundit, karremi për klikime (ang. "clickbait") është bërë pjesë e pandashme e strategjive të menduara mirë për gjenerimin e fitimeve, por edhe e mënyrës në të cilën marrim informacion çdo ditë. Jam e sigurt se të gjithë ne kemi lexuar shumë herë ndonjë titull sensacional që premtonte të na jepte njohuri të reja me lajme tronditëse. Sidoqoftë, kur filluam të lexonim, kuptuam se titulli paralajmëronte për përmbajtje që nuk ishte në tekst. Kjo është saktësisht ajo që njihet si karrem për klikime, një nga manipulimet më të përhapura mediatike. E hasim në media online, në rrjete sociale, në uebfaqe, në YouTube ... Është projektuar që t'i mbajë lexuesit të angazhuar aq kohë sa të hapin një tekst dhe ta lexojnë atë deri në fund, duke shpresuar se informacioni i premtuar në titull do të shfaqet vërtet përgjatë tekstit.

Ne, Raportuesit e Rinj të UNICEF-it, jemi mbledhur së bashku dhe kemi vendosur t'ua kushtojmë një pjesë të kohës sonë ekspozimit dhe analizimit të lajmeve të rreme dhe karremave për klikime.

Këta janë disa shembuj të karremit për klikime të cilët i vërejtur në mediat online.

"Në këtë vend arrestoheni nëse flisni për koronavirusin: Nëse e vendosni një maskë ose e përmendni COVID-19 mund të përfundoni në burg"

Ky është titulli i një artikulli që u publikua një javë më parë në portalin volimpodgoricu.me. Konkretisht, titulli thotë se arrestoheni në një vend të veçantë nëse flisni në publik për koronavirusin ose nëse mbani maskë. Ai vend është Turkmenistani dhe pretendohet se autoritetet kanë ndaluar diskutimin për koronavirusin dhe se një veprim i tillë mund t'ju vendosë prapa grilave.

Ne nuk analizuam nëse ky informacion është i vërtetë, por vumë re që teksti nuk përmend ndonjë ndalim ndaj mbajtjes së maskave, megjithëse titulli paralajmëron për këtë. Përveç kësaj, vetëm pasi ta hapim tekstin e kuptojmë se cili vend i ka vendosur këto ndalesa. Kjo është arsyeja pse jemi pajtuar që ky artikull është karrem për klikime.

 

Naslov iz novina
UNICEF Crna Gora

➢ “Dusan (81) e ka mposhtur koronavirusin: Nuk isha në respirator, por kjo terapi më shëroi”

Ky është një tjetër karrem për klikime që u postua gjithashtu në faqen volimpodgoricu.me. Titulli na tregon se një burrë 81 vjeç mundi koronavirusin pa përdorur respirator, por u shërua nga një terapi tjetër. Titulli na bën kureshtarë ndërsa duam të zbulojmë nëse ekziston në të vërtetë një terapi tjetër që mund t'i shërojë edhe më të cenueshmit (më të vjetrit) nga ky virus. Pra, Dusan Petrovic, 81 vjeç, nga Valjeva, ishte infektuar me koronavirus, por u shërua me sukses. Pas 16 ditësh trajtimi në spital, ai më në fund është shëruar dhe është gati të kthehet në shtëpi. Ai raporton se ishte transferuar në Klinikën Infektive në Beograd më 14 mars, dhe më 19 mars u transferua në Spitalin Dragisa Misovic. Thuhej se ai nuk kishte sëmundje kronike dhe se trajtimi që e shëroi atë ishte në të vërtetë oksigjeni.

Naslov iz novina
UNICEF Crna Gora

➢ Arteta përshkroi simptomat e koronavirusit deri në detajet më të imëta! Ethe, dhimbje e kokës... por një ndjenjë e çuditshme e alarmoi

Rasti i tretë është rasti i Mikel Artetas, kryetrajner i Arsenalit, i cili përshkroi në detaje simptomat e koronavirusit. Ajo që Blic theksoi në titull si "e pazakontë" është se ai në të vërtetë ndjente parehati dhe një ndjenjë të çuditshme në gjoksin e tij. Kjo theksohet në titull dhe mund t'i shtyjë lexuesit ta hapin tekstin. Sidoqoftë, dhimbja në gjoksin e dikujt nuk është ndjenjë e pazakontë në rastin e koronavirusit, por përmendja në titull synon të tërheqë vëmendjen e lexuesve. Ky është një tjetër shembull i karremit për klikime.

 

Naslov iz novina
UNICEF Crna Gora
Dio teksta iz novina
UNICEF Crna Gora

➢ "Vrau pesë persona për shkak të zhurmës gjatë izolimit!"

Kjo ka të bëjë me një burrë që dyshohet se ka vrarë pesë persona sepse ata po flisnin me zë të lartë poshtë dritares së tij. Kur lexojmë tekstin, zbulojmë se kjo në fakt është e vërtetë. Ai i paralajmëroi ata dy herë, dhe kur ata vazhduan të flasin me zë të lartë, ai mori pushkën e tij të gjuetisë dhe filloi të qëllonte mbi ta, sapo filloi mosmarrëveshja. Ai vrau në vend katër burra dhe një grua. Ai u arrestua dhe arma e tij e zjarrit iu konfiskua.

Me siguri po pyesni pse ky duhet të konsiderohet karrem për klikime kur teksti përputhet me titullin? Ja arsyeja: nuk ka asnjë informacion në titull se ku ndodhi kjo saktësisht dhe për lexuesin mesatar ky titull krijon ndjenjën se kjo ka ndodhur në rajonin tonë. Në fakt bëhet fjalë për një burrë nga fshati rus Yelatma, rreth 200 km në juglindje të Moskës!

Naslov iz novina
UNICEF Crna Gora
Odlomak teksta iz novina
UNICEF Crna Gora
Odlomak teksta iz novina
UNICEF Crna Gora

       

➢ "Republika Çeke i dha fund përhapjes së koronavirusit dhe tani po i kthehet normalitetit!"                                                    

Portali in4s.net thotë se Republika Çeke ka arritur t'i japë fund përhapjes së koronavirusit dhe se njerëzit mund t'i kthehen jetës së tyre normale. Sidoqoftë, në të vërtetë flitet për një zvogëlim të numrit bazë të riprodhimit (domethënë, numri që tregon sa njerëz janë infektuar nga një pacient). Tani qëndron në rreth një, ndërsa në fillim të testimit masiv dhe vetizolimit ishte 2.64.

 "Shkalla e vdekshmërisë në Republikën Çeke është shumë e ulët, por njerëzit megjithatë vdesin", tha Shefi i Institutit për Informata dhe Statistika Shëndetësore, Ladislav Dusek. Kështu, përhapja e koronavirusit është ngadalësuar, por është akoma i pranishëm. Ekziston ende një rrezik i madh dhe nuk duhet të mbështetemi në këtë progres.

Hulumtimet tregojnë se lexuesit shpesh lexojnë vetëm titullin dhe jo të gjithë tekstin. E pikërisht kjo çon në përhapjen e dezinformatave dhe lajmeve të rreme! Kjo është arsyeja pse edukimi medial është i rëndësishëm. Vlerësimi kritik i përmbajtjes në internet është thelbësor në parandalimin e këtyre llojeve të mashtrimeve.

Pra, le të zgjedhim atë që lexojmë dhe kujt i besojmë! Le të përdorim burime të vlefshme informacioni dhe të verifikojmë të gjithë informacionin përpara se ta ndajmë me të tjerët.

 

Në përpjekje për të kontribuar në parandalimin e përhapjes së dezinformatave për koronavirusin dhe për t'i promovuar burimet e besueshme të informacionit, reporterët e rinj të UNICEF-it kanë vendosur të verifikojnë saktësinë e informacionit të publikuar në rrjete sociale dhe në media, informacion i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut. Gjatë verifikimit të saktësisë së informacionit, ata kanë ndjekur shembullin e Platformës për Shpalosje para Publikut dhe e kanë përdorur pjesërisht metodologjinë e saj e cila është në dispozicion të publikut.