Një jetë dinjitoze për çdo fëmijë rom

Të rinjtë romë thonë se çdo ditë përballen me stigmatizim

UNICEF Mali i Zi
Mladi Romi u Podgorici
UNICEF Mali i Zi/ Duško Miljanić / 2022
07 Prill 2022

PODGORICË, 7 Prill 2022 – Diskriminimi, stigmatizimi, varfëria dhe mungesa e dokumenteve personale janë problemet më të mëdha me të cilat përballen të rinjtë romë në Mal të Zi, sipas një sondazhi video të kryer nga reporterët e rinj të UNICEF-it me bashkëmoshatarët e tyre romë me rastin e Ditës Botërore të Romëve (8 prill). Bashkëbiseduesit e raportuesëve të rinj thanë se çdo fëmijë rom ka pësuar një lloj diskriminimi.

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja Ajša Krasnići u bën thirrje institucioneve që të zgjidhin sa më shpejt statusin ligjor të popullatës rome dhe egjiptiane.

Ajša, mlada Romkinja
UNICEF Mali i Zi/ Duško Miljanić / 2022
Ajša Krasnići

“Dokumentacioni është sfida jonë më e madhe. Ky nuk është problem i një personi, por i gjithë komunitetit tonë.”

Ajša Krasnići

Motra e saj, Elmedina Krasnići, papunësinë e sheh si problemin më shqetësues. “Së shpejti mbaroj shkollën e mesme dhe do të doja të gjeja një punë”, tha kjo vajzë 17-vjeçare.

Të rinjtë romë thonë se përballen çdo ditë me stigmatizim. Pesëmbëdhjetëvjeçari Admir Osmani kishte probleme në shkollë.“Shokët ndonjëherë na thërrisnin ciganë dhe ne ziheshim”, tha Osmani, i cili beson se ky lloj qëndrimi ndaj shokëve romë dhe egjiptianë mund të përmirësohet përmes bisedës mes bashkëmoshatarëve.

Vëllai i tij, Armin Osmani, ka përjetuar komente nënçmuese nga shokët e shkollës, tallje me ngjyrën e lëkurës dhe garderobën e tij.

“Ata më thonë – Ja ky cigani, nuk ka çfarë të hajë, shiko si i duken atletete tij…”

Armin Osmani
Armin, mladi Rom
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2022
Armin Osmani

Reporteri i ri i UNICEF-it në Mal të Zi, Elmedin Špatolaj , i cili intervistoi bashkëmoshatarët e tij romë dhe egjiptianë, u pikëllua kur i dëgjoi të flisnin për diskriminimin dhe varfërinë me të cilën përballen ata.

“Nuk është drejtësi nëse një fëmije ka shumë më tepër se sa i duhen dhe një tjetri i mungojnë edhe gjërat elementare. Ne duhet ta ndryshojmë atë në Mal të Zi,” thotë Špatolaj .

Kolegia e tij, reporterja e re e UNICEF-it, Ana Lazoviq , mendon se video-anketimi që ajo ndihmoi të prodhohej me të rinjtë romë dhe egjiptianë tregon nevojën për të luftuar kundër bullizmit në Mal të Zi.

Mladi reporteri s romskim vrsnjacima
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2022

“Në vend që të ndajnë me të tjerët, disa të rinj po tallen me moshatarët e tyre, prindërit e të cilëve nuk mund t'u sigurojnë, për shembull, rroba të bukura. Ky nuk është problemi i romëve dhe egjiptianëve apo i të rinjve të tjerë që rriten në varfëri. Ky është një problem i gjithë shoqërisë – pse jemi mizorë me të tjerët? Pse të mos ndani me të tjerët në vend se që bëni dhe të siguroheni që çdo fëmijë të ketë gjithçka që i nevojitet?”

Raportuesja e re e UNICEF-it, Ana Lazovic

Studimi i UNICEF-it mbi Varfërinë Shumëdimensionale të Fëmijëve zbulon se stigma e varfërisë ndikon ndjeshëm në jetën e fëmijëve dhe adoleshentëve të varfër kur ata fëmijë janë subjekt i agresionit psikologjik nëse nuk mund të përballojnë veshje ose këpucë të pranueshme nga shoqëria, gjë që mund të kontribuojë në vendimin për të braktisur shkollën. I njëjti studim tregon se fëmijët romë të moshës 0-6 vjeç, sidomos në zhvillimin e fëmijërisë së hershme, janë të privuar nga ushqimi dhe qasja në strehim adekuat.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi Juan Santander kujton se, sipas Anketës më të fundit të grupeve me tregues të shumëfishtë (MICS), vetëm 16% e fëmijëve romë ndjekin arsimin parashkollor, 77% përfundojnë shkollën fillore dhe 7% shkollën e mesme, ndërsa 29% e romëve të moshës 20-24 vjeç ishin martuar para moshës 15 vjeç.

Mladi reporteri i mladi Romi
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2022

“Në Ditën Ndërkombëtare të Romëve, UNICEF-i po bën thirrje për zbatimin e politikave të cilat njëkohësisht trajtojnë dimensione të shumta të varfërisë së fëmijëve dhe janë në gjendje të thyejnë ciklin ndër breza të varfërisë. Në aspektin praktik, kjo do të kërkojë ofrimin e arsimit cilësor për çdo fëmijë rom dhe egjiptian që në vitet e hershme, duke siguruar akses në ushqim adekuat dhe që fëmijët të jetojnë në banesa të një standardi të mirë. Ne bëjmë thirrje gjithashtu që të ngritet mosha minimale e martesës, pra në moshën 18 vjeçare, pa përjashtim, dhe të punohet me prindërit romë dhe egjiptianë për mbështetjen e fëmijëve të tyre mbi përfundimin e shkollës së mesme dhe për të gjetur një punë para martesës në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë një cilësi më të mirë të jetës për fëmijët e tyre”, tha Santander.

UNICEF, së bashku me agjencitë e tjera të OKB-së në vend, po vazhdon të punojë me partnerët e saj kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të mbështetur përfshirjen sociale të të rinjve romë dhe egjiptianë.

UNICEF Crna Gora