Ne do të mbështesim tejkalimin e sfidave në arsim gjatë pandemisë COVID-19

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander, u takua me fëmijë, mësues dhe prindër për të diskutuar sfidat me të cilat përballen në organizimin e një procesi mësimor cilësor dhe gjithëpërfshirës

UNICEF Mali i Zi
Đaci u učionici sa maskama na licima
UNICEF Crna Gora
04 Nëntor 2020

PODGORICË, 4 NËNTOR 2020 – Fillimi i vitit të ri shkollor solli shumë sfida për shkollat, mësuesit, fëmijët dhe prindërit, të cilëve u duhej të përshtateshin me metodën e re të mësimdhënies dhe të të nxënit në kushtet e imponuara nga pandemia COVID-19. Nën rrethanat e reja, cilësia dhe përfshirja e arsimit janë në rrezik dhe shumë fëmijë janë në rrezik të lënies pas dore.

Për t'u njohur më me sfidat kryesore me të cilat përballen shkollat, mësuesit, prindërit dhe fëmijët gjatë pandemisë COVID-19, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander, sot vizitoi Shkollën Fillore Savo Pejanovic.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Malin e Zi
UNICEF në Mali të Zi / Dusko Miljanic / 2020
Juan Santander, përfaqësues i UNICEF-it në Mal të Zi, duke biseduar me nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës fillore Savo Pejanovic për sfidat me të cilat ata ballafaqohen gjatë pandemisë COVID-19, në Podgoricë, në nëntor 2020.

Në mënyrë që të kuptojmë për se afërmi se si të mbështesim fëmijët, shkollat dhe prindërit gjatë pandemisë COVID-19, ne duam të dëgjojmë nga fëmijët dhe prindërit drejtpërdrejt në lidhje me shqetësimet që ata kanë, sfidat me të cilat përballen, por edhe se si mendojnë ata se mund të zgjidhen këto probleme.Vetëm përmes diskutimeve dhe konsultimeve të tilla mund të njihemi me nevojat reale të fëmijëve, prindërve dhe mësuesve,dhe kështu UNICEF do të bëjë përpjekje për të mbështetur institucionet e sistemit për t'iu përgjigjur këtyre nevojave, në mënyrë që çdo fëmijë të ketë qasje në arsim cilësor, të sigurt dhe gjithëpërfshirës.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Malin e Zi

Përfaqësuesi i UNICEF në Mal të Zi bisedoi me nxënës të klasave të dyta dhe të gjashta, dhe studentët thanë se ishte e rëndësishme për ta të shkonin në shkollë si për mësim më të lehtë po ashtu edhe për të kaluar kohën me fëmijët e tjerë.

Mezi po prisja të kthehesha në shkollë sepse më mungonin shokët e mi dhe më kishte marrë malli të ulesha në bankën time dhe të mos prisja që mësuesi në shtëpi të na tregonte se çfarë duhet të bënim.

Hana Tuzovic, nxënëse e klasës së dytë
Hana Tuzovic, nxënëse e klasës së dytë
UNICEF në Mali të Zi / Dusko Miljanic / 2020
Hana Tuzovic, nxënëse e klasës së dytë, thotë se mezi priste të kthehej përëri në shkollë, Podgoricë, nëntor 2020.
Ognjen Vukic, nxënës i klasës së gjashtë
UNICEF në Mali të Zi / Dusko Miljanic / 2020
Ognjen Vukic, nxënës i klasës së gjashtë, thotë se është më lehtë të mësosh kur je në objekte shkollore, Podgoricë, nëntor 2020.

Mësimi në internet është shumë më i vështirë. Për ne është më lehtë të kuptojmë mësimet kur vijmë në shkollë, sepse në këtë mënyrë, kur diçka nuk na është e qartë, mund të pyesim, mund të dalim para tabelës për të zgjidhur detyrat.

Ognjen Vukic, nxënës i klasës së gjashtë

Përfaqësuesit e shkollës fillore “Savo Pejanovic” theksojnë se planifikimi i kujdesshëm i orëve mësimore është një nga zgjidhjet kryesore për organizimin e një procesi cilësor dhe gjithëpërfshirës mësimor, që merr parasysh nevojat e fëmijëve nga grupet më të rrezikuara.

Organizimi i suksesshëm i mësimdhënies bazohet në planifikimin e kujdesshëm dhe kuptimplotë të përmbajtjes së lëndëve përkatëse dhe nevojave të nxënësve.

Biljana Krivokapic, Drejtoreshë e Shkollës Fillore “Savo Pejanovic”
Biljana Krivokapic, Drejtoreshë e Shkollës Fillore “Savo Pejanovic”
UNICEF në Mali të Zi / Dusko Miljanic / 2020
Biljana Krivokapic, Drejtoreshë e Shkollës Fillore “Savo Pejanovic”, flet rreth planifikimit të kujdesshëm të orëve mësimore, që sipas saj është një nga zgjidhjet kryesore për organizimin e një procesi cilësor dhe gjithëpërfshirës të mësimdhënies, Podgoricë, nëntor 2020.
Milica Pusonjic, psikologe në Shkollën Fillore “Savo Pejanovic”
UNICEF në Mali të Zi / Dusko Miljanic / 2020
Milica Pusonjic, psikologe në Shkollën Fillore “Savo Pejanovic”, flet për rëndësinë e përafrimit të procesit mësimor me nevoja të ndryshme arsimore, Podgoricë, nëntor 2020.

Ishte i rëndësishëm harmonizimi i procesit të mësimdhënies dhe kthimi në shkolla me karakteristikat dhe kapacitetet aktuale të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Milica Pusonjic, psikologe në Shkollën Fillore “Savo Pejanovic”

Shkolla jonë frekuentohet gjithashtu nga një numër i madh i fëmijëve romë dhe egjiptianë, dhe ne po përpiqemi t'i përfshijmë edhe ata në procesin arsimor, si dhe fëmijët e tjerë, në kushtet e pandemisë COVID-19. Përveç ndihmës ndaj tyre për të zotëruar materialin, qëllimi i punës sonë me ta është promovimi i vlerave që sjell arsimi.

Lina Lakic, mësuese në Shkollën Fillore “Savo Pejanovic”
Lina Lakic, mësuese në Shkollën Fillore “Savo Pejanovic”
UNICEF në Mali të Zi / Dusko Miljanic / 2020
Lina Lakić, mësuese në Shkollën Fillore “Savo Pejanovic”, flet rreth rëndësisë së përfshirjes së çdo fëmije në procesin arsimor në kushtet e pandemisë COVID-19, Podgoricë, nëntor 2020.

Prindi Milos Novovic, fëmija i të cilit ndjek klasën e tetë të shkollës fillore, theksoi rëndësinë e kontaktit të drejtpërdrejtë të fëmijëve me mësuesit dhe nxënësit e tjerë, si dhe se qëndrimi më i shpeshtë i fëmijëve në shkollë do të jepte rezultate më të mira sesa vetëm ndjekja e orëve mësimore përmes internetit.

Milos Novovic, një prind
UNICEF në Mali të Zi / Dusko Miljanic / 2020
Milos Novovic, një prind, flet rreth asaj se si qëndrimi i shpeshtë i fëmijëve në shkollë do të jepte rezultate më të mira sesa vetëm ndjekja e orëve mësimore përmes internetit, Podgoricë, nëntor, 2020.

Komenti im i vetëm është që të gjithë nxënësit që po ndjekin orët mësimore nga shtëpia duhet të marrin pjesë në konsultime, të cilat do të kontribuonin më shumë në zotërimin e materialit. Gjithashtu, në ato pak takime që ata kanë me shokët çdo 15 ditë, ata plotësojnë atë nevojën sociale, që është kontakti i drejtpërdrejtë.

Milos Novovic, një prind

UNICEF, së bashku me BE-në, ka avokuar më parë se arsimi i sigurt dhe cilësor e miqësor ndaj fëmijëve gjatë pandemisë, me fokus në nevojat e më të rrezikuarve, duhet të jetë prioritet i qeverisë dhe i gjithë shoqërisë. UNICEF gjithashtu ka avokuar që vendimet për rihapjen e shkollës dhe modalitetet e punës së secilës shkollë të merren në bashkërendim me profesionistët e shëndetësisë, drejtuesit dhe stafin e shkollës, prindërit, nxënësit dhe komunitetin lokal. 

Një studim i kryer në shtator nga Ipsos, nën mbështetjen e UNICEF-it dhe Ambasadës Britanike në Podgoricë, mbi mostrën përfaqësuese kombëtare të prindërve të fëmijëve të moshës shkollore ka treguar se shumica e prindërve mendojnë se, në planin afatgjatë, mësimi në distancë mund të çojë në rënie të motivimit të fëmijëve për të mësuar. Ata gjithashtu tregojnë se fëmijëve u mungon shoqërimi me bashkëmoshatarët e tyre dhe se shumë prindër nuk mund të sigurojnë mbështetjen e duhur të fëmijëve të tyre në mësimnxënie.

UNICEF do të vazhdojë të avokojë në të gjitha institucionet e sistemit për të siguruar mbështetje për shkollat, nxënësit dhe familjet në tejkalimin e sfidave me të cilat përballen gjatë organizimit të orëve mësimore gjatë pandemisë COVID -19.