UNICEF: të investohet më shumë në shëndetin mental

Pothuajse 46,000 adoleshentë vdesin nga vetëvrasja çdo vit, që është ndër pesë shkaktarët kryesore të vdekjes për grupmoshën e tyre

UNICEF Mali i Zi
Djevojcica
UNICEF Mali i Zi / Dushko Miljaniq / 2021
13 Tetor 2021

PODGORICË, 10 tetor 2021 – Në Ditën Botërore të Shëndetit Mental, e festuar më 10 tetor, UNICEF u bëri thirrje qeverive dhe sektorit publik dhe privat të investojnë më shumë në shëndetin mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe kujdestarëve të tyre si dhe të thyejnë stigmën rreth kësaj çështjeje.

Ne duhet t'i ofrojmë çdo fëmije dhe adoleshenti mundësin që të mësoj të njohin dhe menaxhojnë emocionet e ndryshme në mënyrë efektive. Për këtë arsye, duhet të rrisim numrin e psikologëve në shkollat malazeze dhe të ndërtojmë mjedise shkollore ku ata lehtë mund të ofrojnë mbështetje për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit bazuar në nevojat e tyre. Kjo mund të arrihet edhe përmes programeve edukative të cilat u ndihmojnë studentëve të zhvillojnë aftësitë socio-emocionale, sikur ajo që është futur në sistemin arsimor malazez me mbështetjen e UNICEF-it. Përveç kësaj, duke u ofruar fëmijëve dhe të rinjve aktivitete sportive dhe kulturore falas në çdo komunitet lokal, ne i mbështesim ata që të jenë të shëndetshëm. Së fundi, përmes shkollave për prindërim, linjave telefonike SOS për prindërit dhe fëmijët si dhe shërbimeve të tjera mbështetëse të familjes, ne i mbështesim kujdestarët që të rrisin fëmijë të shëndetshëm mendërisht.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi

Sipas Gjendja e fëmijëve në botë 2021; Në mendjen time: promovimi, mbrojtja dhe kujdesi për shëndetin mendor të fëmijëve – vështrimit më gjithëpërfshirës të UNICEF-it në shëndetin mendor të fëmijëve, adoleshentëve dhe kujdestarëve në shekullin e XXI-të që u publikua më 5 tetor të këtij viti - një përzierje e gjenetikës, përvojës dhe faktorëve mjedisorë nga ditët e para të një personi, duke përfshirë prindërimin, shkollimin, cilësinë e marrëdhënieve, ekspozimin ndaj dhunës ose abuzimit, diskriminimin, varfërinë, krizat humanitare dhe urgjencat shëndetësore si COVID-19, të gjitha këto formojnë dhe ndikojnë në shëndetin mendor të fëmijëve gjatë gjithë jetës së tyre.

Djevojcica
UNICEF Mali i Zi / Dushko Miljaniq / 2020

Gjersa faktorët mbrojtës si kujdestarët e dashur, mjediset e sigurta të shkollës dhe marrëdhëniet pozitive me bashkëmoshatarët mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të çrregullimeve mendore, raporti paralajmëron se barriera të konsiderueshme, përfshirë këtu stigmën dhe mungesën e fondeve, i parandalojnë shumë fëmijë që të kenë shëndet pozitiv mendor ose të kenë qasje në mbështetjen që ju nevojitet.

Vlerësohet se më shumë se një në shtatë adoleshentë të moshës 10-19 vjeçare në nivel global jetojnë me çrregullim mendor të diagnostikuar dhe pothuajse 46,000 adoleshentë vdesin nga vetëvrasja çdo vit, duke e bërë atë ndër pesë shkaktarët kryesor të vdekjeve për grupmoshën e tyre. Në shumicën e vendeve, si atyre me të ardhura të larta ashtu dhe atyre me të ardhura të ulëta, shërbimet e shëndetit mendor dhe mbështetjes psikosociale mbeten të stigmatizuara dhe të nën-financuara.

Përderisa COVID-19 shkon drejt vitit të tretë, ndikimi në shëndetin dhe mirëqenien mendore të fëmijëve dhe të rinjve vazhdon të ketë një ndikim të madh. Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga UNICEF, më shumë se 1.6 miliardë fëmijë në nivel global kanë pësuar humbje në arsim. Ndërprerja e rutinave, arsimit dhe rekreacionit, si dhe shqetësimi për të ardhurat dhe shëndetin e familjes, i bënë shumë të rinj të ndihen të frikësuar, të zemëruar dhe të shqetësuar për të ardhmen e tyre.

Përderisa ndikimi mbi jetën e fëmijëve është i pallogaritshëm, analiza e re nga “London School of Economics” në raport tregon se kontributi i humbur në ekonomi për shkak të çrregullimeve mendore që çojnë në paaftësi ose vdekje tek të rinjtë vlerësohet në rreth 390 miliardë dollarë në vit.