Reporterët e rinj të UNICEF-it flasin për arsimin gjatë COVID-19

Reporterët e rinj të UNICEF-it i pyetën nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme si dhe prindërit dhe mësimdhënësit e tyre në lidhje me mendimet e tyre për arsimin gjatë kësaj krize

UNICEF Mali i Zi
Djevijcica ispred racunara
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2020
08 Shtator 2020

Podgoricë, 8 SHTATOR 2020  – Në Ditën Ndërkombëtare të Shkrim-Leximit, që festohet në mbarë botën më 8 shtator, dhe në përputhje me rekomandimin e UNICEF-it për t'i mbështetur vendimet për arsimin gjatë pandemisë COVID-19 në konsultime të rregullta me të gjithë akterët – kryesisht fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësimdhënësit – reporterët e rinj të UNICEF-it i pyetën nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme si dhe prindërit dhe mësimdhënësit e tyre në lidhje me mendimet e tyre për arsimin gjatë kësaj krize: avantazhet dhe disavantazhet e arsimit online, nëse kanë nga infektimi me COVID-19 në shkollë dhe se si mendojnë se duhet të organizohet arsimi në këtë situatë.

Deri më tani, zëri i të rinjve ka qenë më pak i pranishëm në debatin publik për këtë çështje. Për këtë arsye, përmes reporterëve të rinj, UNICEF-i po kontribuon që zëri i të rinjve të dëgjohet në publik për të gjitha çështjet që i prekin ata. Ne do të vazhdojmë të mbështesim grupe të ndryshme, veçanërisht ato më të cenueshmet, për të marrë pjesë në debatin publik në mënyrë që nevojat e tyre të merren parasysh gjatë marrjes së vendimeve. Secili ka të drejta të barabarta, prandaj zëri i të gjithë qytetarëve duhet të dëgjohet në debatin publik.

Juan Santander, përfaqësues i UNICEF-it në Mal të Zi

Si rezultat i aktiviteteve të reporterëve të rinj janë prodhuar dy video të shkurtra vox populi. E para trajton çështjen "Si të organizojmë arsimin gjatë pandemisë COVID-19", ndërsa e dyta përqendrohet në avantazhet dhe disavantazhet e arsimit online:

UNICEF Mali i Zi
UNICEF Mali i Zi

"Qëllimi ynë është që zëri ynë të dëgjohet lidhur me këtë temë, pasi kjo çështje, mbi të gjitha, ka të bëjë me ne, të rinjtë", thotë reporteri i ri Dunja Šestović.

Videot vox populi të bëra nga reporterët e rinj tregojnë se shumë të rinj duan të kthehen në shkollë, por në të njëjtën kohë ata janë të vetëdijshëm për rreziqet dhe të shqetësuar për mundësinë e infektimit në shkollë dhe përhapjen e sëmundjes tek më të afërmit e tyre, veçanërisht ata me sistem të dobët imunitar.

Arsenije Aleksa Mraković, reporter i ri i UNICEF-it, teksa flet për atë që i mungon më së shumti gjatë mësimit online, në Podgoricë, shtator 2020.
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2018
Arsenije Aleksa Mraković, reporter i ri i UNICEF-it, teksa flet për atë që i mungon më së shumti gjatë mësimit online, në Podgoricë, shtator 2020.

Kontakti i drejtpërdrejtë me mësimdhënësit dhe bashkëmoshatarët e mi është ajo që më mungon më së shumti gjatë mësimit online.

Arsenije Aleksa Mraković, reporter i ri i UNICEF-it

Sipas reporterit të ri Đorđe Ivanović, arsimi online është sfidë për fëmijët që nuk kanë kompjuter ose qasje në internet, si dhe për ata prindërit e të cilëve nuk mund t'ua shpjegojnë atyre këto gjëra.

Nga ana tjetër, fëmijët me sëmundje kronike dhe ata me aftësi të kufizuara janë në rrezik të veçantë nga rihapja e shkollave.

Arsimi online duket të jetë mënyra e vetme për ta mbrojtur veten dhe familjet tona nga COVID-19.

Katarina Nikolić, reportere e re e UNICEF-it
Katarina Nikolić, reportere e re e UNICEF-it, teksa shpjegon pse arsimi online është zgjidhje më e mirë gjatë pandemisë së koronavirusit, në Podgoricë, shtator 2020.
UNICEF Mali i Zi
Katarina Nikolić, reportere e re e UNICEF-it, teksa shpjegon pse arsimi online është zgjidhje më e mirë gjatë pandemisë së koronavirusit, në Podgoricë, shtator 2020.

UNICEF-i gjithashtu rekomandon ofrimin e arsimit të përshtatur për fëmijët gjatë pandemisë së COVID-19. Kjo nënkupton se nuk duhet të jetë një zgjidhje e njëjtë për të gjitha shkollat në vend. Çdo shkollë duhet të bëjë një vlerësim të rreziqeve të saj. Gjithashtu, çdo shkollë duhet të jetë në gjendje të ofrojë arsim në mënyra të ndryshme për t'iu përgjigjur nevojave të ndryshme të fëmijëve të ndryshëm, përfshirë edhe të atyre që, për arsye të ndryshme, nuk do të jenë në gjendje të vijnë në shkollë pasi të jetë rihapur gjatë pandemisë. Prandaj, është e nevojshme që shkollave t'u ofrohen jo vetëm teknologji të reja, por edhe trajnime për pedagogjinë digjitale në mënyrë që ato të mund të organizojnë arsim cilësor online. Në fund, është thelbësore të sigurohet higjiena e përshtatshme dhe kushtet për rihapjen e sigurt të shkollave. Në rast se një shkollë mbyllet për shkak të rreziqeve shëndetësore gjatë pandemisë, rekomandohet që shkolla menjëherë të ofrojë arsim online për të gjithë fëmijët dhe, në të njëjtën kohë, të investojë përpjekjet e saj në uljen e rreziqeve në mënyrë që shkolla t'i kthehet sigurt arsimit offline sa më shpejt të jetë e mundur.