Punësimi i prindërve beqarë për të zvogëluar varfërinë tek fëmijët

Gazetarët e rinj të UNICEF pyesin: Si të zvogëlohet varfëria tek fëmijët në Mal të Zi?

UNICEF Mali i Zi
Siromaštvo
UNICEF Mali i Zi / Dushko Miljaniq / 2021
19 Tetor 2021

PODGORICË, 17 TETOR 2021 –Si të zvogëlohet varfëria tek fëmijët në Mal të Zi? - ishte një pyetje e parashtruar nga reporterët e rinj të UNICEF për përfaqësuesen e UNDP Daniela Gasparikova, një nënë vetëushqyese Sabina Krnić dhe një baba të papunë Burim Bećaj, me rastin e Ditës Botërore të Varfërisë, të shënuar më 17 tetor.

UNICEF në Mal të Zi

Në Mal të Zi, krijimi i një familje, ose të pasurit një familje, është një nga arsyet më të cituara pse punëdhënësit nuk pranojnë të punësojnë gra. Kjo nuk ndodh me meshkujt. Pra, vetëm nëse gratë janë në gjendje të ndjekin punën, nëse janë në gjendje të hyjnë në tregun e punës, do të jenë në gjendje të fitojnë të ardhura të cilat më pas do të përdoren për të përmirësuar jetën e fëmijëve të tyre.

Daniela Gasparikova, Përfaqësuese e UNDP

Ajo gjithashtu vuri në dukje se ofrimi i mundësive të barabarta sa i përket grave për të punuar jo vetëm që do të rrisë të ardhurat e familjes dhe kështu do të zvogëlojë varfërinë tek fëmijët, por gjithashtu do të çojë në një ulje të numrit të grave dhe fëmijëve që janë viktima të dhunës në familje, pasi gratë që punojnë do të jenë në gjendje të thyejnë ciklin e dhunës. Të jetosh në dhunë është gjithashtu një formë e varfërisë.

Nëse ne, si njerëz, po përjetojmë dhunë, nuk mund të përqendrohemi, jemi të stresuar, kemi dhimbje. Askush që ka dhimbje nuk mund të mësojë; askush që ka dhimbje nuk mund të fitojë para dhe askush që ka dhimbje nuk mund të jetojë një jetë të mirë, të begatë.

Daniela Gasparikova, Përfaqësuese e UNDP

Sabina Krnić, nënë vetëushqyese, mendon se një mbështetje më e madhe duhet t'u ofrohet prindërve beqarë që jetojnë në varfëri, veçanërisht kur bëhet fjalë për t'u siguruar atyre një shtëpi dhe një punë që do t'u mundësojë atyre të paguajnë rregullisht faturat.

Më shumë vëmendje duhet t'i kushtohet varfërisë së nënave vetëushqyese, prindërve beqarë, për të mos i bërë ata të pastrehë si unë. Është e pamundur të paguani faturat e shërbimeve ose të plotësoni nevojat e fëmijëve që shkojnë në shkollë me 105 € në muaj.

Sabina Krnić, nënë vetëushqyese
UNICEF në Mal të Zi

Burim Bećaj, baba i papunë i dhjetë fëmijëve që jetojnë në Konik, thekson nevojën për të mbështetur familjet në mënyrë që ata të kenë ngrohje gjatë dimrit, si dhe t'u sigurojnë fëmijëve një shesh lojrash dhe një park në Konik.

UNICEF në Mal të Zi

Nuk ka dru, bëhet vërtet ftohtë për ata që jetojnë në katin përdhes. Unë nuk punoj askund, jetoj nga çdo gjë që mund të gjej në plehra. Shpresoj që gjërat të përmirësohen në të ardhmen dhe se disa institucione do t'i ndërmarrin gjërat në duart e tyre për t'u siguruar që të përmirësohet situata.

Burim Bećaj, baba i papunë

Çdo i treti fëmijë në Mal të Zi ishte në rrezik varfërie para pandemisë COVID-19 dhe ky numër tani është edhe më i madh për shkak të krizës së koronavirusit.

Shkalla e varfërisë për një familje me një prind me fëmijë është 35 përqind krahasuar me mesataren kombëtare prej 25 përqind. Ndërsa kriza e koronavirusit ka përkeqësuar ndjeshëm jetën e të gjithë fëmijëve, ata që rriten në varfëri dhe në familje me një prind janë ndër ata më të prekurit dhe në më shumë nevojë për sisteme efektive të mbështetjes publike.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF në Mal të Zi
Huan Santander, šef predstavništva UNICEF-a u CG
UNICEF në Mal të Zi / Dusko Miljanic/ 2021
Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF në Mal të Zi, në ndërtesën e OKB në Podgoricë, 2021.

Varfëria është më shumë sesa thjesht privim nga të ardhurat. Për të zvogëluar varfërinë, shteti duhet të ofrojë ndihmë në para dhe shërbime cilësore shëndetësore, arsimore, sociale dhe mbrojtje të fëmijëve për çdo familje në Mal të Zi.