Anëtarët e Parlamentit të Malit të Zi përgjigjen: Si mund të ulet varfëria e fëmijëve?

Si mund të ulet varfëria e fëmijëve?

UNICEF Crna Gora
Siromaštvo
UNICEF Crna Gora / Duško Miljanić
27 Nëntor 2020

PODGORICË, 27 NËNTOR 2020 – Çdo i treti fëmijë në Mal të Zi është i rrezikuar nga varfëria dhe ky numër pritet të rritet për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19. Për këtë arsye, me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, Reporterët e Rinj të UNICEF-it, së bashku me Kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Becic, kanë filluar një fushatë për të ulur varfërinë e fëmijëve në Mal të Zi.

Reporterët e rinj biseduan me përfaqësuesit e grupeve parlamentare në Parlamentin e Malit të Zi dhe u kërkuan atyre që të përgjigjen për një minutë në pyetjen se si të ulet varfëria e fëmijëve në Mal të Zi.

Branka Bosnjak nga Lëvizja për Ndryshim theksoi rëndësinë e arsimit në çrrënjosjen e varfërisë.

UNICEF Crna Gora

Është e rëndësishme që sistemi të shtrijë dorën e ndihmës për këta fëmijë, për t'i nxjerrë ata nga rrethi vicioz, dhe në këtë aspekt arsimi luan një rol të madh, sepse fëmijët që janë të varfër zakonisht mbesin prapa bashkëmoshatarëve të tyre në arsim, dhe ne nuk duhet ta lejojmë këtë.

 

Branka Bosnjak, Lëvizja për Ndryshim

Ervin Ibrahimovic nga Partia Boshnjake theksoi se varfëria nuk është vetëm mungesë e të ardhurave, dhe tha se ky problem është më i theksuar në pjesë të caktuara të vendit tonë.

Më lejoni t'ju rikujtoj se një e treta e fëmijëve tanë jetojnë në pjesën veriore, mirëpo fakti më i frikshëm është se afër 60 përqind e fëmijëve të varfër jetojnë në atë pjesë. Mendoj se ky duhet të jetë një nga prioritetet - zhvillimi i balanacuar regjional i vendit tonë.

Ervin Ibrahimovic, Partia Boshnjake
UNICEF Crna Gora

Milos Konatar nga Lëvizja Qytetare URA beson se mbështetja duhet t’i ofrohet të gjithë fëmijëve, por që kjo mbështetje duhet të jetë më e madhe për ata fëmijë që janë më të prekur nga varfëria.

 

UNICEF Crna Gora

Synimi ynë, përveç që secili fëmijë në Malin e Zi të marrë shtesa për fëmijë, është që ata fëmijë që janë në një gjendje të vështirë materiale dhe me nevoja të veçanta të marrin një nivel përfitimesh deri në 10 për qind më shumë se sa që janë duke i marrë aktualisht.

Milos Konatar, Lëvizja Qytetare URA

Deputeti Social Demokrat Boris Mugosa tha se buxheti për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve nuk duhet të reduktohet edhe gjatë krizës aktuale.

Një mesazh i rëndësishëm duhet të jetë mos zvogëlimi i alokimeve buxhetore për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve. Përkundrazi, mendoj se ka nevojë të shtohen ato fonde, sepse një numër i konsiderueshëm i familjeve kanë humbur punën ose të ardhurat e tyre janë zvogëluar për shkak të pasojave negative të pandemisë COVID-19.

Boris Mugosa, Social Demokrat
UNICEF Crna Gora

Marko Kovacevic nga Fronti Demokratik theksoi rëndësinë e sigurimit të mbështetjes për familjet gjatë zhvillimit të hershëm të fëmijëve dhe vuri në dukje nevojën për të ndihmuar prindërit duke u siguruar libra dhe mjete shkollore falas për fëmijët.

UNICEF Crna Gora

Shteti duhet të ofrojë subvencione për ato produkte që janë të nevojshme gjatë vitit të parë për rritjen e një të porsalinduri. Ne gjithashtu e dimë që, sidomos në sektorin privat, sipërmarrësit privatë e kanë të lehtë të marrin vendime për të pushuar nga puna gratë shtatzëna, gratë që kanë fëmijë ose gratë që planifikojnë të kenë fëmijë.

Marko Kovacevic, Fronti DemokratikFront

Danijel Zivkovic nga PDS beson se të gjithë mund të kontribuojnë në uljen e varfërisë së fëmijëve dhe veçanërisht thekson krijimin e mundësive për pjesëmarrje aktive të të rinjve në këtë aspekt.

Varfëria në Mal të Zi do të ulet nëse të gjithë akterët në jetën socio-politike në skenën publike japin maksimumin e tyre dhe nëse ne sigurojmë, në mënyrë cilësore, që të rinjtë të japin kontributin e tyre maksimal në këtë fushë përmes krijimit të politikave për rininë.

Danijel Zivkovic, PDS
UNICEF Crna Gora

Deputeti i Mili i Zi Demokratik, Danilo Saranovic, theksoi rëndësinë për të siguruar një përkrahje më të madhe për prindërit e rinj që po përballen me sfida si punësimi dhe borxhet, si dhe zgjidhjen e çështjeve të tyre të banimit.

UNICEF Crna Gora

Andaj, në luftën kundër varfërisë, një nga veprimet konkrete do të ishte krijimi i stimujve për të zgjidhur problemet ekonomike dhe sociale të çifteve të reja të martuara.

Danilo Saranovic, Demokrat - Mali i Zi

Draginja Vuksanovic-Stankovic nga PSD-ja beson se është thelbësore të investosh në arritjen e potencialit të plotë të çdo fëmije.

Ulja e varfërisë në Mal të Zi do të ishte e mundur nëse qeveria dhe sektori civil, mediat dhe veçanërisht familjet do të punonin së bashku duke investuar në potencialin e fëmijëve dhe duke ndikuar në krijimin e një mjedisi demokratik, ashtu që të gjitha parimet e Konventës për të Drejtat e Fëmijëve të zbatohen në plotëni.

Draginja Vuksanovic-Stankovic, PSD
UNICEF Crna Gora

Dragan Vukic nga PSP paralajmeroi zgjidhje të reja ligjore me qëllim të uljes së varfërisë së fëmijëve në Mal të Zi.

UNICEF Crna Gora

Ulja e varfërisë së fëmijëve është e mundur përmes zgjidhjeve të reja ligjore, siç është Ligji për Nënat me tre ose më shumë fëmijë, të cilin ligj ne do ta kthejmë në procedurën e rishikimit parlamentar, si dhe Ligjin për Mbrojtjen Sociale dhe të Fëmijëve, përmes të cilit ligj ne do të ndihmojmë fëmijët nëpërmjet shtesave për fëmijë, në mënyrë që të gjithë fëmijët në Mal të Zi të marrin shtesa për fëmijë, dhe jo si më parë, shtesat t’u jepen vetëm fëmijëve të familjeve me gjendje të rrezikuar sociale ose atyre prindërit e të cilëve nuk punojnë.

Dragan Vukic, PSP

Reporterët e Rinj të UNICEF-it do të vazhdojnë fushatën duke kërkuar përgjigje një minutëshe për të njëjtën pyetje - Si mund të ulet varfëria e fëmijëve në Mal të Zi? – nga përfaqësuesit e qeverisë së re kur ata të zgjedhen, nga akademia, bashkësia ndërkombëtare, sektorit civil, institucionet përkatëse, nga të rinjtë, prindërit, etj. Ata do të ndajnë përgjigjet me të gjitha mediat, por edhe me mediat sociale në mënyrë që të mundësohet një pjesëmarrje më e madhe e qytetarëve në këtë debat.

Vlerësimi i Shpejtë i Ndikimit Socio-Ekonomik të COVID-19, i kryer nga sistemi i OKB-së në Mal të Zi në Prill të këtij viti, tregon se çdo e treta familje me fëmijë nën moshën 6 vjeç nuk mund t’i përballojë të gjitha produktet bazë për foshnjat dhe fëmijët. Në mënyrë të ngjashme, një e treta e familjeve me fëmijë të moshës 6 deri 18 vjeç deklarojnë se nuk kanë mundësi të ofrojnë vesh-mbathje për fëmijët e tyre. Prandaj, reformimi i sistemit të mbrojtjes sociale, në mënyrë që të sigurohet një standard adekuat i jetesës së secilit fëmijë në Mal të Zi, duhet të jetë çështje urgjente dhe pjesë thelbësore e strategjisë së përgjithshme në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.