25 Shkurt 2022

Imunizimi kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, urgjent për më të vegjlit në Mal të Zi

Podgoricë, 25 shkurt 2022 – Deri më 1 shkurt, të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2020 duhet ta kishin marrë dozën e parë të vaksinës kundër fruthit, shytave dhe rubeolës, por në fakt vetëm 12% e 7086 fëmijëve të parashikuar e kanë marrë atë. Shkallët e ulëta të imunizimit janë regjistruar edhe për fëmijët e lindur në vitin 2019: vetëm 34% e tyre…, “Vaksinimet kundër fruthit parandaluan mbi 23 milionë vdekje në mbarë botën ndërmjet viteve 2000 dhe 2018. Le ta bëjmë më të mirën për fëmijët tanë – t’i ndjekim imunizimet rutinë për t’i mbrojtur fëmijët tanë dhe ata të fqinjëve tanë.”, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander Për ta mbështetur imunizimin rutinë të fëmijëve gjatë pandemisë në Mal të Zi, UNICEF-i ka ofruar trajnime për punonjësit e shëndetësisë, ekspertizë teknike për përditësimin e protokolleve sipas standardeve më të larta ndërkombëtare si dhe mbështetje për rinovimin e pajisjeve në qendrat…, “U bëj thirrje të gjithë prindërve që t'i qartësojnë me pediatrit të gjitha dilemat që i kanë në lidhje me vaksinën kundër FSHR-së. Instituti i Shëndetit Publik është në dispozicion për të sqaruar çdo dilemë në lidhje me këtë vaksinë.”, Dr. Igor Galić, Drejtor i Institutit të Shëndetit Publik Sipas OBSH-së, shumë vende ende po raportojnë ndërprerje në shërbimet e tyre të imunizimit rutinë për shkak të pandemisë COVID-19, duke hapur rrugën për shpërthimet e ardhshme dhe duke vënë në rrezik dekada të progresit të arritur., “OBSH-ja mbështet fuqimisht përpjekjet e autoriteteve kombëtare të Malit të Zi dhe partnerëve tanë për t’u siguruar që çdo fëmijë përfiton plotësisht nga mbrojtja që ofrojnë vaksinat.”, Dr. Mina Brajović, Shefe e Zyrës së OBSH-së në Mal të Zi OBSH-ja po punon me qeverinë për t’i fuqizuar shërbimet e imunizimit rutinë dhe për t’u siguruar që të gjithë personat të cilëve u ka ikur ndonjë dozë vaksinimi rutinë ta kapin hapin. Në të njëjtën kohë duhet të jemi në gatishmëri për çdo shenjë të shpërthimit të ndonjë sëmundje në mënyrë që…