Rezultatet - Mbrojtja e fëmijëve
Mbrojtja e fëmijëve
- Gjendet në:
- English
- Shqip
Prindërimi për shëndetin e përjetshëm
UNICEF mbështet partnerët e tij kombëtarë dhe lokalë në Mal të Zi në promovimin e praktikave pozitive të prindërimit. Në atë frymë, ata kanë prezantuar një program prindërimi në një format të punëtorisë në grup: Prindërimi për shëndetin e përjetshëm (PLH). PLH, një paketë e përballueshme, e bazuar në prova, e programeve të prindërimit të zhvilluara për të parandaluar dhunën në mjediset me burime të ulëta, ka sjellë deri tani profesionistë nga sektori i shëndetësisë dhe arsimit, si dhe nga organizatat përkatëse të shoqërisë civile në Podgoricë, Nikshiq, Beran, Bellopolja (Fushëbardhi) dhe disa komuna të tjera për të zvogëluar praktikat e ashpra të disiplinës ndërmjet familjeve. Deri më tani, 65 prindër kanë marrë certifikata, me një rritje më të madhe që pritet në vitet e ardhshme.
Strategjia për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Parandalimin e Dhunës
Që nga viti 2003, qeveria ka forcuar përgjigjen multidisiplinare ndaj dhunës në nivelin lokal, kryesisht me mbështetjen e UNICEF-it për Ekipet e saj Operacionale Multidisiplinare. Në dy vitet e fundit, me ndihmën teknike të UNICEF dhe mbështetjen financiare të BE-së, kontributi i organizatave të shoqërisë civile në ofrimin e shërbimeve, monitorimin dhe avokimin për mbrojtjen e shtuar të fëmijëve nga dhuna ka rezultuar në:
• Fushatën #EndViolence (Jepni fund dhunës), e cila filloi në qershor të vitit 2016 për t'u përqendruar në përfundimin e dhunës online (në internet), ndërsa faza e dytë e fushatës promovoi praktika pozitive të prindërimit.
• Takime vjetore ndër-ministrore të nivelit të lartë për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe shfrytëzimi”, të cilat kanë bashkuar të gjitha ministritë dhe institucionet përkatëse, përfshirë Avokatin e Popullit, me qëllim të nxitjes së bashkëpunimit të nivelit të lartë ndërsektorial. Mali i Zi është bërë një vend inovativ në Partneritetin Global për t'i dhënë fund dhunës ndaj fëmijëve.
• Linja Prindërore SOS, e cila ka bërë të mundur që të gjithë prindërit dhe kujdestarët në të gjithë vendin të marrin këshilla për rritjen e suksesshme të fëmijëve. Mali i Zi gjithashtu po piloton programet e Punëtorëve Mbështetës në Familje duke ndihmuar familjet biologjike (dhe ato që luftojnë për strehim) që të zhvillojnë kapacitete për t'u kujdesur në mënyrë adekuate për fëmijët, për të parandaluar ndarjen e fëmijëve dhe për të mbështetur procesin e ri-integrimit pasi një fëmijë është vendosur përkohësisht në kujdesin shtetëror.
• Ligji për Familjen i Malit të Zi, i cili ka çuar në ndalimin e të gjitha formave të dhunës ndaj fëmijëve, përfshirë dënimin trupor. Legjislacioni penal është rishikuar gjithashtu për të luftuar abuzimin seksual online (në internet) dhe shfrytëzimin e fëmijëve.
• Përfshirja sociale e romëve, e cila pranon se dëmi i shkaktuar nga martesa e fëmijëve prek ndjeshëm vajzat rome dhe egjiptiane. Bashkëpunimi ndërmjet UNICEF-it, Qendrës së OShC për Iniciativat Rome dhe Ministrisë së Brendshme ka çuar në zhvillimin e udhëzimeve për disa institucione përkatëse për të adresuar rastet e martesave të fëmijëve, si dhe rekomandime për punën në të ardhmen.