Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet rregullisht në media

Përmes edukimit medial të të rinjve, drejt aktivizmit më të mirë qytetar në epokën digjitale

UNICEF Mali i Zi
Mladi reporteri UNICEF-a
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
02 Shtator 2021

Shumica e prindërve dhe fëmijëve në Mal të Zi besojnë se mediat malazeze nuk kanë mjaft përmbajtje interesante dhe të dobishme të përshtatur për mosha të ndryshme të fëmijëve dhe të rinjve. Për më tepër, shumica nga ta dëshirojnë përmbajtje mediale me përfshirje të fëmijëve dhe të rinjve të moshave të ndryshme, dhe një në dy fëmijë në Mal të Zi dëshiron që të jetë pjesë në prodhimin e programeve të tilla mediale.

Bazuar në të dhënat nga anketa e fushatës së edukimit medial 'Le të zgjedhim atë që shikojmë' që daton nga viti 2018, UNICEF-i, për të tretin vit me radhë, po e mbështet pjesëmarrjen më të madhe të të rinjve malazezë në media në mënyrë që çështjet e të drejtave të fëmijëve të diskutohen më shumë dhe më mirë, si dhe të mbështetet aktivizimi më i mirë qytetar në epokën digjitale përmes edukimit të tyre medial.

Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander, duke biseduar me reporterët e rinj mbi atë se çfarë mësuan gjatë trajnimit pesë ditor lidhur me edukimin medial të organizuar nga UNICEF-i në Podgoricë, në gusht 2021, me mbështetjen e Jan-Willem Bult i cili është ekspert në mediat ndërkombëtare dhe të rinjtë, dhe gjithashtu drejtor i Qendrës për Fëmijë, të Rinj dhe Media.
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi, Juan Santander, duke biseduar me reporterët e rinj mbi atë se çfarë mësuan gjatë trajnimit pesë ditor lidhur me edukimin medial të organizuar nga UNICEF-i në Podgoricë, në gusht 2021, me mbështetjen e Jan-Willem Bult i cili është ekspert në mediat ndërkombëtare dhe të rinjtë, dhe gjithashtu drejtor i Qendrës për Fëmijë, të Rinj dhe Media.

Fuqizimi i aktivizmit qytetar fillon me të rinjtë. Reporterët e rinj të UNICEF-it po e dëshmojnë që të rinjtë mund t'i përvetësojnë njohuritë dhe aftësitë mbi atë se si t'i përdorin mediat që zëri i tyre të dëgjohet në shoqëri. Të rinjtë duhet të kenë mundësi të flasin, jo vetëm në programe për fëmijë dhe të rinj, por edhe në emisione informative për të rritur, sepse të rinjtë na ofrojnë pikëpamje të ndryshme dhe shumë të vlefshme për problemet tona të përditshme. Ne mezi presim të vazhdojmë të punojmë së bashku me reporterët e rinj dhe mediat malazeze në përmirësimin e cilësisë së debatit publik në lidhje me të drejtat e fëmijëve dhe për t’i identifikuar më mirë ndryshimet që duhet të ndodhin për të përmirësuar jetën e të gjitë vajzave dhe djemve në Mal të Zi.

Juan Santander, përfaqësues i UNICEF-it në Mal të Zi

Ai u takua me Reporterët e rinj të UNICEF-it gjatë trajnimit pesë ditor lidhur me edukimin medial, të organizuar nga UNICEF-i me mbështetjen e Jan-Willem Bult, ekspert në media ndërkombëtare dhe të rinjtë, dhe drejtor i Qendrës për Fëmijë, të Rinj dhe Media në Holandë.

Të rinjtë janë të pranishëm në media, mirëpo ende jo në mediat e përgjithshme - po e quaj kështu - ato media që njerëzit i përdorin sa herë duan të marrin informacione. Në mënyrë që njerëzit të marrin informacione në lidhje me të rinjtë, është e nevojshme që të rinjtë të përfshihen në këto media, për t'i mbështetur ata që të gjejnë vendin e tyre në mediat kryesore, sepse kështu përparon e gjithë shoqëria.

 

Jan-Willem Bult, ekspert në mediat ndërkombëtare dhe të rinjtë, dhe drejtor i Qendrës për Fëmijë
Jan-Willem Bult, ekspert në mediat ndërkombëtare dhe të rinjtë, dhe drejtor i Qendrës për Fëmijë
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Jan-Willem Bult, ekspert në mediat ndërkombëtare dhe të rinjtë, dhe drejtor i Qendrës për Fëmijë, të Rinj dhe Media në Holandë, shpjegon se sa e nevojshme është të përfshihen të rinjtë në media, në mënyrë që njerëzit të marrin informacione rreth të rinjve, Podgoricë, gusht 2021.

Bult, është gjithashtu Kryeredaktor i lajmeve televizive ndërkombëtare për të rinjtë Lajme Wadada për Fëmijë, që prodhohet dhe transmetohet në mbi 20 vende të botës, duke përfshirë edhe Malin e Zi në dy vitet e fundit.

Elizabeta Ramadanoviq, reportere e re e UNICEF-it, thotë se ajo beson se reporterët e rinj do të kontribuojnë që të ketë më shumë media për të rinjtë falë njohurive të marra nga punëtoritë, Podgoricë, gusht 2021.
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Elizabeta Ramadanoviq, reportere e re e UNICEF-it, thotë se ajo beson se reporterët e rinj do të kontribuojnë që të ketë më shumë media për të rinjtë falë njohurive të marra nga punëtoritë, Podgoricë, gusht 2021.

Nga punëtoritë, kam fituar njohuri që do të më ndihmojnë të krijoj përmbajtje për të rinjtë. Nuk pash që kishte shumë përmbajtje për të rinjtë në media. Sinqerisht besoj se duhet të ketë sa më shumë që të jetë e mundur, dhe ne do të bëjmë çmos për të kontribuar në këtë drejtim.

Elizabeta Ramadanoviq, reportere e re e UNICEF-it

Kolegu i saj, Aleksa Mrakoviq, gjithashtu thekson se ai ka fituar njohuri dhe aftësi të reja në lidhje me prodhimin e përmbajtjes mediale për të rinjtë, por edhe në lidhje me pjesëmarrjen më të mirë në debatet publik në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët dhe të rinjtë.

Aleksa Mrakoviq, reporter i ri
UNICEF Mali i Zi / Duško Miljanić / 2021
Aleksa Mrakoviq, reporter i ri, duke folur se si ka fituar njohuri dhe aftësi të reja në lidhje me prodhimin e përmbajtjes mediale për të rinjtë, por edhe në lidhje me pjesëmarrjen më të mirë në debatet publike në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me fëmijët dhe të rinjtë, Podgoricë, gusht 2021

Audicionet për gjeneratën e tretë të reporterëve të rinj të UNICEF-it janë drejt përfundimit dhe në të ardhmen këta të rinj planifikojnë të trajtojnë çështjet kryesore të të rinjve që i dinë, siç janë: arsimi, varfëria, dhuna, sfidat e rritjes në epokën digjitale dhe gjatë pandemisë së koronavirusit, etj. Si më parë, ata/ato do të përdorin mediat "e vjetra" dhe "të reja" ashtu që mesazhet e tyre të dëgjohen më mirë në Mal të Zi.