Të rinjtë në Kuvend thanë se ata janë e tashmja dhe e ardhmja e Malit të Zi

Simulimi i punës së Parlamentit

UNICEF në Mal të Zi
Simlacija rada parlameta
Kuvedni i Malit të Zi
24 Nëntor 2021
Mitar Paunović
Kuvedni i Malit të Zi
Kuvendi i Malit të Zi Nxënësi i shkollës së mesme Mitar Paunoviq, pjesëmarrës në Simulimin e punës së Parlamentit, flet në Kuvend për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje, në Podgoricë, në nëntor 2021.

Do të doja t'ju them juve dhe të gjithë të pranishmëve këtu se të rinjtë janë e ardhmja e Malit të Zi vetëm atëhere kur marrin përgjegjësinë për të tashmen. Andaj, është e rëndësishme që të rinjtë të jenë më të përfaqësuar në procesin e vendimmarrjes dhe që të merren parasysh së paku si organ këshillues gjatë marrjes së çfarëdo vendimi të rëndësishëm për shtetin e Malit të Zi, por edhe për vendimet e përgjithshme që kanë të bëjnë me rininë.

 

Nxënësi i shkollës së mesme Mitar Paunoviq, pjesëmarrës në Simulimin e punës së Parlamentit

Ky është mesazhi i nxënësit të shkollës së mesme Mitar Paunoviq, pjesëmarrësit në Simulimin e Punës së Parlamentit, i cili u dëgjua dje në Kuvend gjatë bisedës së të rinjve me kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq dhe shefin e Përfaqësisë së UNICEF-it në Mal të Zi Huan Santander.

Nxënësit e shkollës së mesme rekomanduan që studentët të përfshihen në punën e Kuvendit të Malit të Zi dhe të gjejnë vend në pozita më të larta në listat zgjedhore, si dhe t'u jepet më shumë mundësi për t'u marrë më në detaje me çështjet që janë vendimtare për ta. Ata thanë gjithashtu se duan më shumë mundësi për të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes për politikat dhe ligjet që përcaktojnë cilësinë e jetës së tyre si sot ashtu edhe në të ardhmen.

Kryetari i Kuvendit, Aleksa Beçiq, premtoi se do të vazhdojë të mbështesë që zëri i të rinjve të dëgjohet më shumë dhe që ata të përfshihen në procesin e vendimmarrjes dhe të udhëheqin proceset në Mal të Zi. Ai theksoi se brezat e rinj duhet të mësojnë që në moshë të re se thelbi është në dialog, tolerancë, respekt për të gjitha dallimet në të cilat bazohet Mali i Zi dhe se gjithmonë duhet hulumtuar për kompromis.

Unë ju inkurajoj, ju nxis, luftoj për këtë, përkushtohem për këtë, prandaj kam hyrë në politikë diku në kohën e duhur, pikërisht që të sigurojmë që të rinjtë të kenë një vend në shoqërinë që u takon”, tha kryetari Beçiq.

Shefi i zyrës së UNICEF-it në Mal të Zi, Huan Santander, theksoi se në vende të ndryshme e drejta për të votuar në zgjedhje fitohet në mosha të ndryshme, por më e rëndësishmja është që, pavarësisht nëse dikush është 16, 18 apo 100 vjeç, të gjithë kanë të drejtë të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse për jetën e tyre. Kjo e drejtë sjell gjithashtu përgjegjësi, tha Santander.

Kjo do të thotë që ju duhet ta përdorni këtë të drejtë për të votuar në një mënyrë shumë të përgjegjshme, që do të thotë se duhet të informoheni, të zhvilloni aftësi të caktuara, të kuptoni sistemin, siç bëni sot, dhe të merrni një vendim bazuar në atë informacion dhe të merrni pjesë aktive në punën dhe jetën e një shoqërie. Kështu funksionon praktikisht çdo shoqëri, për të mirën e secilit prej nesh. Numri total i të gjithë neve është më i madh se numri total i individëve “, theksoi Santander.

Pjesëmarrësja Nagja Llalloviq u interesua se si Kuvedni i Malit të Zi dhe UNICEF do të kontribuojnë që ky projekt të arrijë deri tek një numër më i madh i të rinjëve dhe nëse mund të futet një simulimi i punës së parlamentit mund të futet përmes një lënde të obligueshme në shkollë, në mënyrë që temat të diskutuara gjatë simulimeve dyditore të arrijnë deri tek një numër sa më i madh i të rinjëve.

Učesnica Nađa Lalović
Kuvedni i Malit të Zi
Nxënësja e shkollës së mesme Nagja Llalloviq, pjesëmarrëse në Simulimin e Punës së Parlamentit, iu drejtohet përfaqësuesve të Kuvendit dhe UNICEF-it në Kuvendin e Malit të Zi, në Podgoricë, në nëntor 2021.

Kryetari i Kuvendit është përgjigjur se çdo gjë që ka qenë temë e punës dhe mësimit në këtë aktivitet dyditor duhet të gjejë vend në sistemin arsimor.

Aleksa Bečić, Predsjednik Skupštine Crne Gore
Kuvendi i Malit të Zi
Aleksa Beçiq, kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, iu drejtohet të rinjve në Kuvend, gjatë Simulimit të punës së Parlamentit, në Podgoricë, në nëntor 2021

Ne jemi një vend i demokracisë parlamentare, parlamentarizmi është diçka që është baza e Kushtetutës dhe sistemit tonë dhe e maturimit demokratik që po kalojmë. Mendoj se të rinjtë, nxënëxit tanë të shkollave të mesem duhet të mësojnë shumë më tepër për parlamentarizmin. Më duket se juve ju ka ndihmuar, në të gjitha këto ditë dhe muaj të mëparshëm, ndërsa përgatiteshit për këtë ngjarje, të shihni dhe kuptoni, por edhe ne mësojmë çdo ditë për këtë, thelbin e dialogut dhe sa është e mundur dhe sa është e nevojshme të arrihet në kompromis, dhe sa e nevojshme është të respektohen dallimet.

Aleksa Beçiq, kryetar i Kuvendit të Malit të Zi

Santander tha se këto lloj simulimesh duhet t'i ofrohen çdo fëmije në të gjithë vendin dhe se UNICEF do të vazhdojë të mbështesë Kuvendin e Malit të Zi për ta bërë këtë nismë edhe më të mirë çdo vit të arrdshëm dhe për të mundësuar pjesëmarrjen e adoleshentëve me përvoja të ndryshme jetësore nga të gjitha pjesët e vendit. UNICEF-i bën thirrje për rritjen e financimit publik për iniciativat me pjesëmarrje aktive të të rinjve në shoqëri, pasi të gjitha institucionet shtetërore kanë përgjegjësi ta mbështesin këtë dhe në këtë mënyrë të forcojnë besimin e të rinjëve në institucione. Santander theksoi se është veçanërisht e rëndësishme përfshirja e anëtarëve të grupeve më të cenueshme, si vajzat dhe djemtë që rriten në varfëri, anëtarët e pakicave, adoleshentët me pengesa në zhvillim, etj.

Është ky diversitet pra, siç tha kryetari i Kuvendit, është një mundësi për të zgjeruar njohuritë tona. Aftësitë socio-emocionale dhe respektimi i të drejtave të njeriut, si dhe perceptimi i diversitetit si vlerë, janë thelbësore për të arritur pjesëmarrje kuptimplotë të të gjitha pjesëve të shoqërisë në jetën e një vendi.

Huan Santander, shef i përfaqësisë së UNICEF-it në Mal të Zi
Huan Santander, šef predstavništva UNICEF-a u CG
Kuvendi i Malit të Zi
Huan Santander, shef i përfaqësisë së UNICEF-it në Mal të Zi, iu drejtohet të rinjve në Kuvendin e Malit të Zi, gjatë Simulimit të punës së Parlamentit, në Podgoricë, më 11 nëntor 2021.

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, nxënësve të shkollave të mesme u dorëzoi certifikatat për pjesëmarrje në program.

Në realizimin e suksesshëm të simulimit kontribuan edhe deputetët e Kuvendit të Malit të Zi, të cilët u gjendën në rolin e mentorëve: Maja Vukiçeviq, Boris Mugosha, Marko Milaçiq dhe Dejan Gjuroviq.

Gjatë punës dyditore, nxënësit e Gjimnazit “Slobodan Shkeroviq” dhe të shkollës së mesme ekonomike “Mirko Veshoviq” patën mundësinë të njihen me procesin e miratimit të ligjit në të gjitha fazat e tij. Nxënësit e shkollave të mesme simuluan punën në seancën konstituive, në klubet parlamentare, punën në trupat punues dhe në seancë plenare, me ndihmën e Shërbimit të Kuvendit.

Simulimi i punës së Kuvendit po realizohet për herë të parë këtë vit në Kuvendin e Malit të Zi, si rezultat i bashkëpunimit të Qendrës Edukative të Kuvendit të Malit të Zi dhe përfaqësisë së UNICEF-it në Mal të Zi. Përfaqësia e UNICEF-it në Mal të Zi ofron mbështetje financiare dhe eksperte në fazën pilot të realizimit, pas së cilës Qendra Edukative e Kuvendit do ta zbatojë programin me kapacitetet e veta.