Rambo Amadeus: Ju mund të llogarisni në shkencë

Videoklipi dhe kënga e re e Ambasadorit Kombëtar të Vullnetit të Mirë të UNICEF-it, Antonio Pusic, i njohur ndryshe si Rambo Amadeus

UNICEF në Mal të Zi
Osloni se na nauku video spot
UNICEF në Mal të Zi
09 Nëntor 2021

PODGORICË, 5 nëntor 2021 – Para pesë shekujsh, autoritet kanë persekutuar shkencëtarët, ndërsa Giordano Bruno, një matematicient dhe astronom, është djegur në një shtyllë sepse kishte thënë se Toka rrotullohet rreth Diellit. Në ditët e sotme rreziku qëndron në faktin se provat dhe vlerësimet shkencore në masë të madhe po injorohen dhe keqpërdoren, dhe detyra jonë është të ndryshojmë këtë gjendje të vetëdijesimit – tha Ambasadori Kombëtar i Vullnetit të Mirë i UNICEF, Antonio Pusic, i njohur ndryshe si Rambo Amadeus, me rastin e lansimit të videoklipit dhe këngës së tij të re You Can Count on Science (Ju mund të llogarisni në shkencë).

Pusic thekson se vështirësitë nëpër të cilat po kalon njerëzimi – ngrohja globale, ndotja e ajrit, e tokës dhe oqeaneve, pandemia nga COVID-19 – po shkaktohen ekskluzivisht nga mbështetja e pamjaftueshme në vlerësimet shkencore në kohë.

Para 40 viteve, shkenca ka paraqitur modelet e klimës te cilat sot janë bërë realitet. Supozimet shkencore kanë shkuar aq larg sa që kanë arritur të parashohin epidemi të mundshme të viruseve të ndryshme, të cilat mund të transmetohen tek njerëzit për shkak të ndryshimeve të kushteve në Tokë. Mënyra e vetme për t'u rikthyer në rrugën e qëndrueshmërisë është të pranojmë plotësisht të gjitha vlerësimet që na ofron sot shkenca, si dhe atë që shkenca do të na sjellë në të ardhmen.

Ambasadori Kombëtar i Vullnetit të Mirë i UNICEF, Antonio Pusic, i njohur ndryshe si Rambo Amadeus

Edhe kësaj radhe, artisti pamor, Darko Vlaovic, ka realizuar një videoklip të animuar për këtë këngë.

Kjo këngë ka të bëjë me rëndësinë e shkencave natyrore dhe shoqërore për zhvillimin njerëzor, që nga parahistoria e deri në ditët e sotme, dhe na rikujton se si njerëzit mund të ëndërrojnë, të hamendësojnë, të shpërfillin faktet, të dyshojnë, të shpikin dhe të besojnë çfarë të duan, por vetëm metodat shkencore mund të vërtetojnë se çfarë është e vërtetë. Mesazhi i këngës është “You Can Count on Science (Ju mund të llogarisni në shkencë)”, i prodhuar nën mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Podgoricë dhe UNICEF-it.

Të dhënat nga hulumtimet ndërkombëtare, por edhe ato në Mal të Zi, tregojnë se sa i rëndësishëm është besimi në shkencë: qytetarët që dyshojnë në shkencë janë të prirur të besojnë më shpesh në teori konspirative dhe dezinformata. Në një anketë të zhvilluar nga Ipsos, 13% e Malazezëve kanë konfirmuar mosbesimin ndaj shkencës, ndërsa 1/3 e tyre besojnë në teorinë konspirative se ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu është sajesë e qëllimshme për të mashtruar njerëzit.

Një raport i Organizatës Botërore e Meteorologjisë, i publikuar disa ditë para fillimit të Konferencës aktuale të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, ka paralajmëruar për numrin e madh të provave shkencore në lidhje me ndikimin e njeriut në ngrohjen globale dhe se, bazuar në të dhënat shkencore të mbledhura deri më tani, pritet që viti 2021 të jetë viti më i ngrohtë i matur ndonjëherë.

Rishtazi, UNICEF ka publikuar analizën e parë gjithëpërfshirëse për rrezikun klimatik sipas këndvështrimit të një fëmije, për të paralajmëruar se kriza klimatike është në të vërtetë një krizë e të drejtave të fëmijëve, pasi ajo prek çdo fëmijë në planet, megjithëse asnjëri prej tyre nuk është përgjegjës për këtë gjendje.

Këtë javë, UNICEF ka publikuar një analizë ku tregohet se, në planet për të trajtuar ndryshimet klimatike tek 2/3 e 103 vendeve të anketuara, nuk marrin parasysh nevojat dhe prioritetet e fëmijëve.

UNICEF u bën thirrje qeverive dhe bizneseve që të rrisin investimet në trajtimin e efekteve të ndryshimeve klimatike dhe për përshtatjen e fëmijëve dhe sistemeve të mbrojtjes sociale me rrethanat e reja, si dhe për të zvogëluar në mënyrë drastike emisionet e gazrave serrë dhe të përfshijnë në mënyrë aktive fëmijët dhe të rinjtë në vendimmarrje për ndryshimet klimatike, sepse nga ky fenomen më së shumti preken ata.

 

UNICEF në Mal të Zi