#Distanca, Maska, Duart – Le ta ndalojmë koronavirusin në Malin e Zi

UNICEF, Ambasada Britanike në Podgoricë dhe agjencia hulumtuese Ipsos po u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve malazezë

UNICEF Mali i Zi
Drži odstojanje majke
UNICEF Crna Gora
06 Nëntor 2020

PODGORICË, 6 nëntor 2020 – UNICEF, Ambasada Britanike në Podgoricë dhe agjencia hulumtuese Ipsos po u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve malazezë të bashkohen në respektimin e masave #Distanca, Maska, Duart, për ta ndaluar kështu përhapjen e koronavirusit në Malin e Zi sa më shpejt që të jetë e mundur.

Razmak Maska Ruke vizual
UNICEF Crna Gora

Sondazhi më i fundit i opinionit publik i kryer nga Ipsos në mes të tetorit, me mbështetjen e UNICEF-it dhe Ambasadës Britanike në Podgoricë, tregon se pak më shumë se dy të pestat e qytetarëve (42%) po zbatojnë të trija masat #Distanca, Maska, Duart. Për më tepër, pak më shumë se një e katërta e qytetarëve (28%) thonë se pastrojnë duart shpesh, mbajnë distancën fizike dhe mbajnë maskën në ambiente të brendshme, por jo edhe jashtë.

Gjëja më e mirë që mund të bëjmë tani është të respektojmë rekomandimet shkencore, që do të thotë se të gjithë ne duhet të mbajmë distancën fizike dhe të mbajmë maskë. Këto janë gjëra të thjeshta që secili prej nesh mund t'i bëjë lehtësisht, duke dhënë kështu një kontribut personal në luftën kundër pandemisë COVID-19 në Mal të Zi. Le të bashkohemi në respektimin e masave #Distanca, Maska, Duart, në mënyrë që të shpëtojmë jetën e prindërve tanë, gjyshërve, miqve, punëtorëve shëndetësorë dhe të të gjithë qytetarëve, si dhe ta ndihmojmë ekonominë malazeze.

Juan Santander, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Mal të Zi

Sipas sondazhit të kryer, shumica e qytetarëve malazezë po aplikojnë masa të ndryshme parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit, siç janë: pastrimi më i shpeshtë i duarve (99%), bisedimi me të tjerët në distancë prej 1–3 metra (83%), shmangia e shtrëngimeve të duarve (83%), mbajtja e maskave të fytyrës në ambiente të mbyllura (81%), si dhe shmangia e vizitave në familje (80%). Një përqindje më e ulët e qytetarëve mbajnë të veshura edhe dorëza (21%), ndërsa pak më pak se gjysma e qytetarëve (47%) pohojnë se po shmangin kontaktin me të dashurit e tyre. Çdo i dyti qytetar (51%) mbanë maskën në ambiente të hapura, si dhe u shmanget supermarketeve, barnatoreve dhe vendeve të tjera ku njerëzit kanë prirje të mblidhen në turma (51%).

Čuvajmo jedni druge vizual
UNICEF Crna Gora

Ne tashmë kemi njohuri të mjaftueshme për këtë virus dhe për ta luftuar atë në mënyrë më efektive, duhet ndjekur rekomandimet shkencore. Ne e dimë që masat #Distanca Maska, Duart, po funksionojnë, dhe ky sondazh tregon që shumica e njerëzve në Mal të Zi janë dakord me këtë. Zhvillimi i një vaksine do të na japë një mjet tjetër për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, për të shpëtuar jetë dhe për t’i hapur përsëri ekonomitë tona.

Karen Maddocks, Ambasadorja Britanike në Malin e Zi

Pikërisht si në fillim të krizës së koronavirusit në muajin mars, pothuajse të gjithë qytetarët e Malit të Zi (95%) thonë se janë të informuar në lidhje me këtë temë, dhe përqindja e atyre që janë të shqetësuar personalisht,ose e njerëzve të afërt me ta, që besojnë se mund të infektohen është rritur në 81% në mes të muajit tetor, nga 56% sa ka qenë në muajin maj.

Në vend se të shqetësohemi nëse ne ose të dashurit tanë do të infektohen, le të marrim vetë përgjegjësinë. Le të respektojmë masat #Distanca, Maska, Duart, dhe kështu të zvogëlojmë këtë rrezik që na shqetëson të gjithëve.

Vladimir Raicevic, Drejtori i agjencisë hulumtuese Ipsos në Mal të Zi
Zajedno pobjeđujemo koronu vizual
UNICEF Crna Gora

Bazuar në rezultatet e sondazhit, më shumë se një e katërta e qytetarëve (28%) në Malin e Zi ndoshta do të marrin vaksinën e 'gripit' sezonal në periudhën e ardhshme, ndërsa afër dy të pestat e qytetarëve (38%) do të merrnin vaksinën për koronavirusin nëse do të ishte në dispozicion. Tre në pesë qytetarë (27%) besojnë se një vaksinë ose ilaç për koronavirusin do të zhvillohet së shpejti, ndërsa tre në katër qytetarë (75%) besojnë se vaksinat janë ndër shpikjet më të mira në fushën e mjekësisë ndonjëherë, falë të cilave shumë sëmundje ngjitëse janë çrrënjosur.

Mostra përfaqësuese kombëtare për studim ka përfshirë 825 qytetarë të moshës 18 vjeç e më shumë. Mbledhja e të dhënave u krye përmes një sondazhi telefonik, me një pyetësor që zgjati mesatarisht 10 minuta dhe u zbatua në periudhën prej 17-20 tetor të këtij viti.

stavovi građana Crne Gore o koronavirusu
UNICEF Crna Gora